Në galerinë “Sredec” është renditur ekspozitë me krijime të skulptorëve “klasikë” bullgarë dhe krijuesve në fushën e qeramikës, të drurit e të tjera. Mund t’i shikoni deri më 28 nëntor, kurse shkaku për këtë ekspozitë është libri “ Krijuesit flasin” me nëntitull “77 intervista për skulpturën bullgare”. Autor është Ivan Kënçev i cili ka përfunduar Akademinë Kombëtare të Arteve, në degën e qeramikës, është pjesëmarrës në dhjetëra forume kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e artit, i cili çdo vit prezanton nga një ekspozitë vetjake. Librin e vet të fundit ai e përcakton si një enciklopedi, e cila i kushtohet skulpturës bullgare në të gjitha drejtimet e saj. Ky punim marramendës qe i prezantuar më 7 nëntor në sfondin e ekspozitës.
Fillimin e “Krijuesit flasin” e vura në dukje përpara shtatë vjetëve – tregon Ivan Kënçev. Vendosa të bëj ekspozitë të veprave nga autorët, të cilët janë prezantuar në libër. I ftova të marrin pjesë me nga një punim të vet. Në parim e shikoj skulpturën bullgare mbi një bazë të gjerë-jo vetëm skulpturat profesionale, por dhe të autorëve, të cilët punojnë me materiale të ndryshme-qeramikë, dru, lëkurë, medalje, bizhuteri, qelq, tekstil e të tjera. Libri fillon me periudhën rreth Çlirimit dhe emra si Boris Shac, Kirill Shivarov, pasojnë Ivan Funev, Marko Markov, Ljubomir Dallçev, Nikolla Terziev – Zheljazoto....Është e pamundur që t’i përmend që të gjithë, por në libër mund të lexoni dhe për Emill Popovin, Ivan Rusev, Pavell Kojçev, Gjeorgji Çapkënov, Vezhdi Rashidov-emra të njohur të skulptorëve modernë. Marrin pjesë dhe bisedimet e mia me disa nga gdhendësit më të mirë bullgarë, qeramikë, madje kam përfshirë piktorë, të cilët punojnë dhe me qeramikë-mes tyre është Zahari Kamenov. Gjithmonë drejtohem nga parimi, se kur e kap një gjë, duhet ta përfundosh deri në fund-në qoftë se nuk mundesh ta përfundosh godinën, mos fillo ta ndërtosh. Gjatë vitit 2011 mbrojta disertacion, i cili i kushtohet skulpturës qeramike bullgare në periudhën që nga viti 1896 deri në fund të viteve 50 të shekullit të kaluar. Atëherë bëra një studim shoqërues, të bazuar mbi biseda me autorët. Vendosa se është mirë ta zgjeroj dhe të “përfundoj godinën”.
Që të mund të mbledh një informacion të mjaftueshëm për krijuesit, të cilët nuk janë bashkëkohësit tanë, Ivan Kënçev është takuar me trashëgimtarët e tyre. Tregon se nganjëherë i është nevojitur të zhvillojë nga disa biseda me çdo një ose të shikohet me nga disa veta, që të mund të arrijë deri në “pamjen e plotë”. Ka udhëtuar rreth 5000 kilometra deri në qytete dhe fshatra të ndryshme, ka vizituar dhjetëra atelie, ka zhvilluar qindra intervista.
Me bazë libri mund të shikohet si një enciklopedi, mbi të gjitha si enciklopedia e parë dialogjike, sepse përmban biografi të autorëve , biseda me ta, ilustrime. Punimi u zgjerua jashtëzakonisht shumë. U mundova të bëj një dokument autentik. Pas kohe çdo një mund të zbulojë të dobishmen për veten e vet. Qëllimi im është të bëj një përkujtim. Qe mjaft gjë e rëndë, por gëzohem se u kapa me këtë studim. Një gjë është të lexosh libra, dhe një gjë tjetër është të takohesh me autorin në atelienë e tij dhe ai të të tregojë pikëpamjen e tij. Mund të them se tanimë i njoh në detaje proceset në skulpturën bullgare, gjë e cila më pasuroi mjaft si krijues. Jam i bindur se libri do të jetë i dobishëm për të gjithë - nxënës, studentë, doktorantë, madje dhe pedagogë. Nuk ka se ku në vend tjetër të mund të gjenden këto fakte, dhe mbi të gjitha të vëna në një “rrjet” të përbashkët i cili jep të gjithë kontekstin e proceseve të shikuara krijuese. Pohoj se fitova një pasqyrë të plotë mbi plastikën bullgare, dhe kjo “ në terren”. Që të jesh piktor, duhet të kesh një “shtresëzim” të dijeve, më në veçanti në kohën e sotme dinamike dhe mjaft të informuar. Kjo automatikisht do të thotë ndonjë farë kërcimi në zhvillimin tënd. Unë jam deri diku “një sistem i mbyllur” dhe zakonisht e provokoj vet veten time. Natyrisht, se ndikohem dhe nga konteksti, në të cilin jam, por ky më tepër është një proces i nënvetëdijshëm. E kam rrugën time si krijues dhe e ndjek në mënyrë metodike, hap pas hapi.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Allbena Bezovska
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..