Zv.Presidentja e Bankës Evropiane të Investimeve Liljana Pavllova tha për Radion Kombëtare Bullgare se fondet për Bullgarinë në kuadrin e politikave evropiane agrare dhe të kohezionit nuk do të pakësohen për periudhën tjetër programor ose për 7 vitet e ardhshme. Madje mund të ketë rritje të pjesshme, shtoi Pavllova.
Në kornizën e propozuar buxhetore Bullgaria është ndër shtetet, për të cilat nuk pritet pakësim në sektorin e bujqësisë, derisa për disa shtete është parashikuar pakësim i tillë. Në se kjo kornizë miratohet kështu, siç është propozuar, Bullgaria nuk është rrezikuar nga shkurtimi i mjeteve.
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C, në Sofje – rreth 17°C. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell, por pasdite mbi gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen re grumbullore. Do të fryjë erë deri mesatare, dhe..
Çmimet duhet të shënohen në mënyrë të qartë me të njëjtën madhësi shkronjash për të dyja monedhat, me shenja dalluese që janë të kuptueshme për konsumatorin. Nuk ka kërkesë se cila monedhë duhet të renditet e para. Kështu deklaroi ministri i..
Këshilli i Ministrave miratoi projekt-marrëveshjen me Italinë për ndërtimin dhe përdorimin e përbashkët të zonës ushtarake “Kabile”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Baza e re e NATO-s do të përfshijë bazën ajrore Bezmer dhe do të strehojë grupin..
Gjatë ditëve të fundit, në bregdetin jugor të Detit të Zi ka pasur disa incidente fatale me turistë të mbytur, njofton BNT. Era e fortë verilindore dhe..
Rreziku në rritje nga një deficit i lartë për buxhetin aktual dhe atë të ardhshëm kërkon vendime të mençura, të qëndrueshme dhe të marra në kohë, të..
Tashmë për të njëzet e një ditë me radhë, stihia e zjarrit në Pirin vazhdon të shpërthejë. Vatrat janë mijëra dhe përhapen nga era. Në ndihmë të..