Në takim në Selanik me homologun grek Kyriakos Mitsotakis Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov shprehu besim se bashkëpunimi aktiv dypalësh do të vazhdojë edhe me qeverinë e re në Greqi, me synimin e përbashkët për thellimin e lidhjeve politike dhe ekonomike. Bashkëbiseduesit ranë dakord se si partnere strategjike Bullgaria dhe Greqia duhet të zhvillojnë dialog të hapur në të gjitha fushat e interesit bilateral.
Borisov foli në Selanik dhe me Kryeministrin maqedonas Zoran Zaev. Duke shprehur shqetësim rreth mosmarrëveshjet në shoqërinë e Maqedonisë e Veriut rreth anëtarësimit në BE, Borisovi deklaroi se do të vazhdojë të ndihmojë përpjekjet e tij në forcimin e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..