Ministrat e transportit të Bullgarisë dhe Greqisë – Rosen Zheljazkov dhe Kostas Karamanlis, përkrahën vazhdimin e projektit për korridor hekurudhor Selanik – Kavala – Aleksandrupolis – Burgas – Varna – Ruse.
Bullgaria po punon aktivisht për përmirësimin e konektivitetit me shtetet fqinje, kujtoi Zheljazkovi. Projektet kryesore në këtë fushë janë modernizimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore mes Bullgarisë dhe Serbisë dhe linja hekurudhore që do të na lidhë me Maqedoninë e Veriut. Po vazhdojnë negociatat me Rumaninë për ndërtimin e një ure të re mbi lumin Danub.
Ministri Zheljazkov shtroi për diskutim dhe problemin për pakësimin e kohës për kalim në pikat e kalimit kufitar në regjion dhe bëri thirrje për përdorimin e shërbimeve të gjeneratës së re për procedura të përshpejtuara në sferën e transportit.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..