Shteti është gati që nga viti 2020 t'u paguajë për një vit deri në 600 euro në muaj të gjithë bullgarëve të cilët kthehen nga jashtë për të punuar në Bullgari. Kushti është të prezantojnë kontratë me punëdhënës. Nuk është e domosdoshme që puna të gjendet nëpërmjet Zyrave të Punës, tha zëvendës ministrja sociale Zornica Rusinova. Qëllimi është që përderisa i porsakthyeri vendoset të mbulojë shpenzimet e qirasë dhe kujdeset për fëmijët. Në se është e domosdoshme do të sigurohet mësim i gjuhës bullgare dhe bursa për anëtarët e familjes të cilët janë me shtetësi të huaj. Për të punuar në krahina me paga më të ulëta dhe në qytetet jashtë Sofjes, Plovdivit dhe Varnës të porsaardhurit do të stimulohen edhe me gjysmën e pagës minimale mujore.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..