Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov bisedoi në telefon me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së Jens Stolltenberg. Vlerësoj lartë rolin e Aleancës për mbrojtjen e sigurisë, lirisë dhe vlerave demokratike. Për ne – siguria kombëtare dhe mbrojtja e Bullgarisë janë të garantuara vetëm në kuadrin e mbrojtjes kolektive, theksoi zoti Borisov. Duke evidentuar rreziqet dhe sfidat para sigurisë ndërkombëtare, vendi ynë e konsideron unitetin e Evropës dhe Amerikës Veriore më të rëndësishëm se sa kurdoherë tjetër, tha kryeministri. Zotërinjtë Borisov dhe Stolltenberg diskutuan dhe konsolidimin e bashkëpunimit midis NATO-së dhe BE-së si fondament i mbrojtjes kolektive në Evropë. Të dy ata biseduan pra Samitit të NATO-së në Londër më 3 dhe 4 dhjetor.
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..