Bullgarët janë evropianët me jetëgjatësi mesatare më të ulët – 74.8 jetë, tregojnë të dhënat e Evrostatit për vitin 2017. Para Bullgarisë janë Letonia – 74.9, Rumania - 75.3 dhe Lituania - 75.8 vjet.
Mesatarisht për Bashkimin Evropian jetëgjatësia është 80.9 vjet. Më jetëgjatët në Evropë janë njerëzit në Spanjë (83.4) dhe ata në Itali (83.1). Në tërë BE burrat jetojnë më 5.4 vjet më pak në krahasim me gratë. Më shumë jetojnë burrat në Madrid dhe Londër, kurse më pak – ata në Lituaninë Perëndimore. Në Bullgari mosha mesatare deri në të cilën jetojnë burrat është 71.4 vjet, kurse 78.8 vjet është ajo për gratë. Më pak jetojnë vetëm burrat në Lituani.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..