“Jemi të parët për nga stërvitjet, për nga pjesëmarrjet në misione, për nga ofrimi i ndihmës për popullin, por jemi të fundit për nga financimi – u ankua komandanti i forcave tokësore” – major Mihaill Popov. Festën e këmbësorisë bullgare e shënojmë në ditën kur mbushen 134 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e shquar në Slivnica (Bullgari Perëndimore).
Në fjalinë e tij me këtë rast në Akademinë Ushtarake “G. S. Rakovski” në Sofje Presidenti Rumen Radev tha se është optimist për modernizimin e të gjitha forcave të armatosura dhe nënvizoi se ky modernizim duhet të ecë paralelisht. Parlamenti miratoi blerjen e 150 makinave të blinduara për këmbësorinë me vlerë 730 mln. euro. Periudha për realizimin e projektit është 12 vjet, por akoma nuk është zhvilluar tenderi për zgjidhjen e furnizuesit.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..