Zëvendës kryeministri i sigurisë dhe lider i VMRO-së Krasimir Karakaçanov informoi prokurorinë për dy organizata joqeveritare për të cilat ka dyshim se zhvillojnë veprimtari për formimin e pakicës maqedonase në Bullgari. Dy organizatat e regjistruara para pak kohe janë “Shoqata civile për mbrojtjen e të drejtave kryesore individuale njerëzore” dhe “Maqedonas antikë”. Në sinjalin e tij Karakaçanov thekson, se në statusin e të dy shoqatave përmbahen thënie për ekzistencën e pakicës maqedonase në Bullgari, të drejtat e së cilës janë të shkelura dhe duhet të mbrohen nga organizatat joqeveritare. Kjo, thekson Karakaçanovi, është në kundërshtim me vendimin e Gjyqit Kushtetues nga 29 shkurti i vitit 2000, në të cilin vendoset, se “në Republikën e Bullgarisë nuk ka etnos maqedonas”.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..