Zhvillimi i rajonit bregdetar si një zonë e qëndrueshme, demokratike dhe me prosperitet – ky është qëllimi kryesor lidhur ngushtë me interesin kryesor strategjik si i vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), ashtu edhe i BE-së, kufiri i jashtëm i të cilit është Deti i Zi. Këtë e tha kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva, e cila hapi Seancën e 54-të të Asamblesë së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Ajo theksoi se gjatë viteve të kaluara BE-ja gjithashtu bëri përpjekje të mëdha për stimulimin e reformave demokratike dhe ekonomike në pellgun e Detit të Zi.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..