Kryeministrat e Bullgarisë Bojko Borisov dhe të Kroacisë Andrej Plenkoviç biseduan në Këshillin e Ministrave në Zagreb. Fokusi i takimit ishin konsultimet e lidhura me prioritetet e Presidencës Kroate të Këshillit të Bashkimit Evropian gjatë pjesës së parë të vitit 2020 me theks të posaçëm mbi politikën për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Para gazetarëve Bojko Borisovi deklaroi se në Zagreb ai ka zhvilluar takime me përfaqësues të partive të ndryshme nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria. Ai ka nënvizuar para tyre se në se Maqedonia e Veriut dëshiron të ecë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-së, ajo duhet të harrojë retorikën antibullgare.
Dje Bojko Borisovi mori pjesë në kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Zagreb, ku për kryetar të partisë ishte zgjedhur Donald Tusk.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..