Bullgaria dhe vendet e regjionit duhet të bashkojnë përpjekjet e tyre për ndërtimin më të shpejtë të Institutit Ndërkojmbëtar për Teknologji të Qëndrueshme në Evropën Juglindore. Këtë e tha Presidenti Rumen Radev në takimin në Sofje me Drejtoren e Përgjithshëm të Organizatës Evropiane për Studime Bërthamore (CERN) prof. Fabiola Gianotti. Radevi nënvizoi rëndësinë e ndërtimit të qendrave shkencore moderne në Evropën Juglindore si premisë për perspektivën e zhvillimit të njerëzve të rinj në vendet e tyre të lindjes.
Prof. Gianotti ka vlerësuar lartë punën e komunitetit shkencor bullgar dhe përkrahjen e shtetit bullgar për CERN-in nëpërmjet projekteve të shkencëtarëve bullgarë në kuadrin e organizatës.
Prof. Gianotti është tek ne me rastin e përvjetorit të 20-të të pranimit të Bullgarisë për anëtare me të drejta të plota të CERN-it.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..