Para nisjes së tij për në SHBA, Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se nuk do të lejojë krijimin e një baze të NATO-së në bregdetin bullgar, duke kuptuar mirë se askush në Uashington nuk do ta kërkojë këtë nga Bullgaria. Aq më shumë se Presidenti Trump zakonisht kërkon nga mikpritësit e ushtarëve amerikanë që të mbulojnë të gjitha shpenzimet e lidhura me punën e tyre, kurse Bullgaria nuk mund të përballojë harxhime të tilla. Shteti ynë ofron mjaft baza që përdoren përkohësisht nga kontingjentet e Pentagonit, kurse në situata emergjente, siç ishte rasti në vitin 2003, shteti ynë është gati të ofrojë dhe logjistikë të plotë për operacione në Lindjen e Mesme. Përveç kësaj regjimi për hyrjen e anijeve të huaja në Detin e Zi përcaktohet jo nga SHBA-ja apo NATO-ja, por në përputhje me Konventën e Montreaux. Anijet e aleatëve të NATO-së, të cilat lundrojnë sipas grafikut afër brigjeve bullgare gjithmonë janë të mirëseardhura në portet tona. Prandaj dhe duke nisur për në SHBA, Borisovi e bëri këtë gjest të pacifizmit, drejtuar bregut lindor të Detit të Zi, aq më tepër se edhe sivjet presim turistë të shumtë nga Rusia.
Vizita e Kryeministrit bullgar në Shtëpinë e Bardhë është pjesë e një sërë takimesh të Trumpit me liderët e Evropës Lindore. Për SHBA-në ne jemi pjesë e pazëllit, i cili i rendit interesat e Uashingtonit në regjionin e Ballkanit dhe Mesdheut Lindor. Për Bullgarinë vizita e Borisovit përthej oqeanit është një mundësi për bashkërenditen e interesave reciproke në pjesën tonë të botës.
Ofertat e të dyja palëve ishin bërë akoma para nisjes së delegacionit bullgar për në Uashington, ku bën përshtypje mungesa e Ministres së punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva dhe e Ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova. Si një anonsë e mirë në frymën e interesave bilaterale, gjatë kësaj vere Sofja bleu avionët amerikanë F-16. Në SHBA kuptojnë mirë se Bullgaria përpiqet të ruajë statusin e vet të vendit të transmetimit të gazit në rajon. Janë në dijeni gjithashtu se pas dështimit të projektit “Rryma Jugore” shteti ynë detyrimisht duhet të bëhet pjesë e “Rrymës Turke” – dhe nga pikëpamja gjeografike logjika tregon se pikërisht përmes territorit të Bullgarisë duhet të kalojë diagonali nga Turqia deri në Evropën Qendrore. Por viti tashmë nuk është 2014. Për 5 vjet deri në kufijtë tona tashmë mbërriti gazi i shumëpritur nga Azerbajxhani. Së shpejti do të kemi qasje dhe në gazin e lëngshëm amerikan dhe mesdhetar. Ishin ndryshuar dhe direktivat e BE-së për gazin. Për të siguruar një alternativë të gazit rus, i cili para se të furnizohet në qendrën e shpërndarjes Baumgarten të Austrisë, do të deponohet në atë serbe “Banatski Dvor”, amerikanët janë gati të përkrahin idenë e Bojko Borisovit për ndërtimin e një qendre të tillë shpërndarëse të gazit dhe në Bullgari. Në të do të deponohet gaz nga Azerbajxhani dhe nga SHBA-ja. Ai do të konkurrohet me gazin rus që do të transmetohet përmes tubacionit bullgar në drejtim të Evropës Qendrore.
Në këmbim të realizimit të idesë Uashingtoni kërkon nga ne që të blejmë 20% prej terminalit të gazit në Aleksandrupolis i cili është duke u ndërtuar dhe të angazhohemi me blerjen e 20% prej furnizimeve, të cilat do të shiten me çmime vendore (“spot”). Natyrisht duhet t’i përfshijmë amerikanët dhe në sektorin tonë bërthamor. Shtëpia e Bardhë vazhdon të kërkojë pjesën e saj prej projekteve energjetike jo të realizuara ruse në Bullgari – bëhet fjalë për treshen e madhe – Centrali Atomik Energjetik “Belene”, Korridori Jugor i Gazit dhe Korridori Burgas – Aleksandrupolis.
Pyetja është se çfarë do të fitojë Bullgaria në këtë situatë. Vetëm një qendër shpërndarëse e gazit dhe udhëtimet e bullgarëve pa viza në SHBA nuk mjaftojnë. Ne shpresojmë se do të realizohen investime të mëdha amerikane në Bullgari, por kushti i SHBA-së për këtë është epërsia e ligjit dhe masat vendimtare kundër korrupsionit.
Por le që Donald Trumpi të vijë në Bullgari! Gjatë vizitës së Borisovit mikpritësi drejtpërsëdrejti kërkoi ftesë për vizitë në Sofje dhe ky është një lajm i mirë. Pikërisht Sofja është vendi më i përshtatshme për dërgimin e sinjaleve drejt Ballkanit Perëndimor. Në se nga “Secret Service” (agjencia e cila merret me sigurinë e lartë të shtetit) lejojnë që Trumpi të vizitojë kufirin tonë me Greqi, me siguri Kryeministri Bojko Borisov do ta përdorë rastin dhe do të inaugurojë bashkë me të interkonektorin që do të lidhë Bullgarinë me terminalin grek të gazit në Aleksandrupolis, kurse deri atëherë do të sqarohen akoma më shumë gjëra të lidhura me bisedimet në Kabinetin Oval.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..