Komisioni Evropian po ndërmori veprime kundër 4 shteteve për shkak të rregullave të tyre kombëtare në fushën e prokurimeve publike dhe koncesioneve. Brukseli ia dërgoi në formë të shkruar qëndrimin e vet Çekisë dhe Polonisë për këtë se legjislacioni i tyre nuk u përgjigjet rregullave të përbashkëta të Bashkimit për prokurimet publike dhe koncesionet. Komisioni Evropian i dërgoi gjithashtu letra Bullgarisë dhe Italisë me kërkesë për më shumë informacione rreth rregullave të tyre në këtë fushë. Të gjitha vendet kanë dy muaj për t’u përgjigjur. Pastaj Komisioni Evropian do të merre vendim në se do të vazhdojë procedurën e tij kundër shtetit tonë dhe Italisë dhe a do të ngrejë padi para Gjykatës së Bashkimit Evropian kundër Çekisë dhe Polonisë.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..