Bullgaria është një nga liderët për nga eksporti i drithit dhe i kulturave vajdhënëse për vitin 2018, vuri në dukje Ministrja e Bujqësisë Desisllava Taneva. Ajo nënvizoi se vendi radhitet në vend të dytë për nga eksporti i lulediellit të zi, në vendin e tetë për nga eksporti i kolzës vajëse dhe në vend të njëmbëdhjetë për nga eksporti i grurit dhe misrit. Gjithsej eksporti i tyre është për mbi 1.6 mlrd euro dhe përbën 37.3% prej eksportit të përbashkët të Bullgarisë. Sipërfaqet e drithit zënë 74 për qind prej tokës së përpunueshme në vend. Sipas pritjeve për rendimentin e sivjetshëm gruri ka arritur 6 mln tonë. Eksporti është pak më i lartë në krahasim me vitin e kaluar. Tregu kryesor për drithërat e eksportuara bullgare është Gjermania.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..