Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja bëri thirrje për ndryshim në Partneritetin Lindor të BE-së

Nënpresidentja Jotova
Foto: BTA

Partneriteti Lindor i BE-së duhet të vazhdojë. Ai e ka të ardhmen e vet dhe mund të shndërrohet në një prej fushave më të suksesshme, por duhet ndryshuar. Për këtë bëri apel Nënpresidentja Ilijana Jotova në konferencën “ Robër Kaukazianë: Partneriteti Lindor i BE-së – politikë e afrimit, ose instrument i përmbajtjes”, organizuar nga Delegacioni i Socialistëve Bullgarë në Parlamentin Evropian. Sipas Jotovës 10 vjet pas fillimit të iniciativës rezultatet nuk janë të kënaqshme – ka pasur tepër shumë ambicie dhe ende shumë pak rezultate. Nënpresidentja e quajti politikën në Kaukazin Jugor humbasë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 shkurtin 2025

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..

botuar më 25-02-06 7.35.MD
Ministri Georg Georgiev

Bullgaria mbetet e qëndrueshme në politikën e saj ndaj Ballkanit Perëndimor

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..

botuar më 25-02-06 6.11.MD
Borisllav Sarafov

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e titullarit të tij

Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..

botuar më 25-02-06 4.43.MD