Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pranë qytetit Sliven zhvillohet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve

Foto: BTA

Në zonën “Karandilla”, mbi qytetin Sliven, më 23 gusht po mbahet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve në Bullgari. Ngjarja organizohet nga Federata e Shoqatave Kulturore dhe Arsimore të Karakaçanëve në Bullgari. Hapja zyrtare është në orën 10:30, ndërsa programi folklorik nis një orë më vonë. Ndër pjesëmarrësit janë grupe vallëzimi nga Bullgaria dhe Greqia. Takimi është një ngjarje vjetore, që synon të ruajë dhe promovojë zakonet shekullore, veshjet popullore dhe trashëgiminë muzikore të karakaçanëve.

Sot në Bullgari jetojnë rreth 20 mijë karakaçanë, me komunitetet më të mëdha në bashkitë e qyteteve Sliven dhe Karllovo.

Karakaçanët janë nomadë-barinj, që prej shekujsh kanë populluar Ballkanin. Jeta e tyre ka qenë e lidhur ngushtë me migrimin sezonal të tufave midis kullotave të dimrit dhe të verës.

Pas reformave socialiste në Bullgari në vitet 1950, ata u detyruan të vendosen në banim të përhershëm, ndërsa shteti nacionalizoi tufat e tyre.

Lexoni më shumë për karakaçanët në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra kulturore “G. S. Rakovski - 1927”

Bullgarët e Banatit nga Gostilja i mirëpresin turistët gourme me kënaqësi kulinare dhe tradita të gjalla

Historia e fshatit Gostilja është njëkohësisht një udhëtim nëpër kohë dhe një takim me një komunitet të vogël katolik që arriti, pavarësisht ndryshimeve të historisë, të ruajë identitetin dhe besimin e tij. Fshati ndodhet në Bullgarinë..

botuar më 25-10-26 8.05.PD

Doc. Natalija Rashkova: Globalizimi është arsye për interes shtesë ndaj identiteteve

“Folklori është një nevojë për njeriun dhe kjo nevojë ndoshta nuk do të zhduket kaq lehtë”, është e bindur doc. dr. Natalija Rashkova – etnologe dhe folkloriste, pedagoge universitare dhe studiuese me kontribut të dalluar në kërkimin e folklorit..

botuar më 25-10-16 3.15.MD
Facebook/Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Në Tokio do të qëndisin motive tradicionale bullgare

Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..

botuar më 25-10-12 5.00.PD