Stefka Mineva – një nga zërat bullgarë, që ka lënë një gjurmë të thellë në teatrot operistikë “La Skala”, “Metropoliten”, “Arena di Verona”, do të nderohet në skenën e Operës së Stara Zagorës me rastin e jubileut të saj të 50. Në kuadrin e Festivalit të Artit të Operës dhe Baletit, i cili aktualisht po zhvillohet në qytet, sonte në skenë, për nder të këngëtares së njohur të operës do të këndojnë Cvetelina Vasileva, Maria Bellçeva, Tatjana Shivarova, Sanja Anastasija, Kaludi Kaludov, Veselin Mihajllov, Niko Isakov dhe Aleksandër Krunev. Mexosopranoja Stefka Mineva fillon karrierën e saj pikërisht në skenën e Operës së Stara Zagorës, ndër themeluesit e së cilës janë edhe prindërit e saj, që të ngjitet pas kësaj në skenat më të larta botërore. Aktualisht ajo përsëri punon në Teatrin e Operës në qytetin e saj të lindjes si konsulent. Gjatë këtij viti Festivali i Artit të Operës dhe Baletit gjithashtu shënon jubileun e vet të 50-të, duke prezantuar një program të pasur prej titujsh të veprave të baletit dhe të operës, premiera dhe përvjetorë të krijuesve të njohur. Festivali do të mbyllet më 7 dhjetor me operën “Falstaf” të Verdit – një spektakël i Operës së Plovdivit me pjesëmarrjen e dirigjentit Pavell Balev dhe të solistëve me famë botërore Kirill Manollov dhe Mariana Pençeva.
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..