Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni për Mbikëqyrje Financiare prezantoi për diskutim publik projektin e ri të sistemit “bonus-malus”

Foto: BGNES

Sigurimi i detyrueshëm TPL i makinave në Bullgari mund të bëhet katër herë më i shtrenjtë. Kjo mund të bëhet nëpërmjet mënyrës së re të llogaritjes së tij në kuadrin e sistemit “bonus-malus”. Këtë e parashikon projektligji i ri që ishte prezantuar për diskutim publik nga Komisioni për Mbikëqyrje Financiare. Vlera e siguracionit do të varet nga shkeljet e bëra nga shoferi, të cilat janë ndarë në 7 kategori, kurse shoferët do të jenë të ndarë në disa klasa. Varësisht nga klasa, në të cilën ndodhet shoferi, zbritja nga çmimi i policës mund të jetë midis 23% dhe 25%. Mirëpo shtrenjtimi për shoferët që kryejnë shkelje të rregullave të qarkullimit mund të arrijë 400%. Sipas variantit të ri të sistemit “bonus-malus” (i cili përdoret edhe tani në Bullgari), çmimi i sigurimit do të jetë lidhur me pronarin e automjetit, apo me drejtuesin e tij, jo me vetë makinën. Që nga viti 2020 do të fillojë regjistrimi i shkeljeve të rregullave të qarkullimit, nga të cilat do të varet  çmimi i TPL-së, kurse ndryshimet do të hyjnë në fuqi që nga viti 2021.

“Varianti i ri i “bonus-malus”-it është më i butë, mirëpo në të ka një sërë mangësish. Ka potencial për ndryshimin e sjelljes së shoferëve, por ky potencial nuk është shoqëruar me parashikime konkrete dhe me shifra për qëllimet e sakta – për shembull për më pak aksidente rrugore, për më pak shkelje të lidhura me tejkalimin e shpejtësisë së lejueshme,për më pak njerëz të lënduar për njësi kohe”,tha për Radio Bullgarinë Nadezhda Minkova nga Instituti për Sigurinë Rrugore dhe shtoi:“Deri tani ka të dhëna konkrete vetëm për shpenzimet. Janë llogaritur shpenzimet e kompanive të sigurimeve, të cilat do të duhet të përshtatin sistemin e tyre të informacionit, shpenzimet në sistemin gjyqësor dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme e kështu me radhë. Shkeljet e Kodit Penal në lidhje me Ligjin për Qarkullimin Rrugor nuk janë me rëndësi për kompanitë e sigurimeve. Dhe në këtë kontekst për të pasur efekt pozitiv, sistemi duhet të jetë motivuar mirë nga parashtruesit e projektligjit sa u përket vlerave sasiore. Diçka tjetër që nuk më pëlqen është periudha e parashikuar, pas së cilës mund të ketë rehabilitim. Për shembull në Ligjin për Qarkullimin Rrugor për një shkelje me tejkalim të shpejtësisë së lejueshme nga 20 deri më 30 km. në orë është parashikuar gjobë dhe rehabilitim pas një viti. Në Urdhëresën e re për sistemin “bonus-malus” është parashikuar periudhë prej 3-4 vjetësh për një shkelje të tillë që sipas meje është një masë tepër e ashpër”.

Grupi i punës pranë Institutit për Sigurinë Rrugore, në të cilin hyjnë përfaqësues të komunitetit akademik, prezantoi idetë e tij për ndryshimin e sistemit që po funksionon. “Një pjesë e ndryshimeve të propozuara nga Komisioni për Mbikëqyrje Financiare për “ bonus-malus” janë bërë në bazë të rekomandimeve tona. E tillë për shembull është masa për regjistrimin e drejtuesit të automjetit bashkë me të gjithë personat, të cilët mund ta përdorin makinën. Propozimi ynë tjetër që e shikojmë të pasqyruar në projektin e parashtruar është aksesi i kompanive të sigurimeve në historinë e dëmeve që janë shkaktuar nga përdoruesi i automjetit”.

Pritjet e shoqërisë tregojnë se bonusi duhet të ketë efekt korrigjues mbi sjelljen e shoferit. Mirëpo sipas fjalëve të Nadezhda Minkovës, çmimi i sigurimit nuk do të ndikohet nga implementimi i çfarëdo qoftë  sistemi: 

“Në situatën e tanishme bonusi që do të llogaritet për sigurimin TPL mund të ndihet nga njerëzit vetëm në se çmimet e policave mbeten pa ndryshim për një periudhë të gjatë kohe. Kur ka tendencë në rritje tek çmimet efekti i bonusit nuk do të ndihet nga konsumatori dhe vitin tjetër ai mund të paguajë sigurim më të shtrenjtë, pavarësisht se nuk ka bërë shkelje. Kështu që në se gjërat mbeten kështu, i sigurt do të jetë vetëm “malusi”.

Sipas Nadezhda Minkovës numri i automjeteve të regjistruara në vend çdo vit është rreth 300 000, apo mesatarisht 10% prej të gjitha makinave në vend. Kjo do të thotë se për 5 vjet çdo konsumator i dytë ndryshon makinën e tij. Kështu për 5 vjet çdo konsumator i dytë, duke shituar makinën e tij, do të humbë bonusin e vet të grumbulluar. Kjo është demotivuese dhe do të inkurajojë shoferët të përdorin më gjatë veturën e tyre të vjetër.“Ky është një efekt dytësor. Në se dëshirojmë të rritim standardet tona ekologjike dhe të kemi rruga me më shumë vetura të reja, më të sigurta dhe më të pastra, nuk duhet të pengojmë blerjen e automjeteve të reja”,është e mendimit Nadezhda Minkova.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD