Gjatë viteve të fundit Martin Hafizi jeton në Holandë, ku zhvillon koncerte. Publiku bullgar e njeh nga pjesëmarrja e tij në projekte të ndryshme-Uvira/Bruno/ Hafizi Trio, Via Mavis e të tjera. Por, tani për herë të parë muzikanti prezanton Half Easy Trio dhe albumin e tij të parë "Dark is Bright", të incizuar me këtë formacion.
Projekti është nga periudha mars-prill 2018 dhe tani për tani zhvillohet shumë më mirë siç e prisja - thotë Martini. Morëm një dekoratë shumë prestigjioze nga konkursi Keep an Eye The Records (Amsterdam). Mes 47 grupeve në final mbetën 7, kurse prej tyre 3 fituan dekorata - buxhet prej 10 000 euro, të cilët të përdoren për të nxjerrë albumin e fundit me këngë. Kjo tanimë është fakt, por akoma nuk e kemi prezantuar zyrtarisht. Doja që t'i shmangesha klishesë, domethënë të mos ia vërë grupit emrin tim, por prapë së prapi doja që ai të ishte i pranishëm diku. Prandaj zgjodha Half Easy. Përveç kësaj, sa më shumë që të grumbulloj përvojë e kuptoj se në jetë ecin bashkërisht e keqja dhe e mira, e errëta dhe e zbehta...”Përgjysmë e lehtë”, siç është dhe përkthimi, disi e përgjithëson këtë.
Në koleksionin e tij prej çmimeve Martini ka dhjetëra dekorata të para nga konkurset ndërkombëtare, disa nga të cilat i ka fituar akoma në një moshë të njomë.
Fitova një bazë shumë të mirë në Bullgari. Mësova tek Maria Paleeva (në Shkollën Kombëtare Muzikore-"Ljubomir Pipkov") dhe nuk do ta ndërroja këtë kohë për asgjë në botë. Pa këtë përgatitje nuk do të arrija deri këtu. Pas kësaj erdhi koha për një sfidë të re dhe u nisa për në Roterdam . Aty jam prej 7 vjetëve, gjashtë nga të cilat në degën xhaz dhe pop të "Codarts", ku arrita të marrë diplomën e bachelorit dhe diplomë masteri. Ndërkohë u njoha me muzikantë të shumtë mes të cilëve është dhe bas kitaristi i trios "Half Easy" - Johannes Fend (nga Austria). U takuam në skenën e një koncerti të organizuar në momentin e fundit. Doli shumë mirë dhe vendosëm përsëri të ekzekutojmë së bashku. Me të ne u përshtatëm shumë jo vetëm si muzikantë, por dhe si njerëz. Kurse Franz von Chossy është nga Gjermania dhe jep mësim në konservatorin në të cilin unë mësova. Ai është një pianist mjaft i njohur, është shumë i zënë dhe qe një vendim mjaft i vështirë që ta ftoj, sepse nuk e dija nëse do të pranonte. Por ai ra dakord. Është një muzikant i shkëlqyer, por po kështu dhe një njeri i shkëlqyer.
Martini nuk e merr përsipër që të japë një përcaktim të saktë për stilin e kompozicioneve të veta, por tregon se ka ndikime të shumta - prej disa llojeve të xhazit, nga muzika klasike bashkëkohore dhe pak nga elementet folklorike bullgare.
Në pjesat nuk i citoj shembujt konkretë folklorikë, kam kërkuar një ndikim më përgjithësues - sqaron ai. Kënga, në të cilën ndihet më ndjeshëm ndikimi i folklorit bullgar është "Folks’ Meadow" /"Fusha Popullore"/. Ka dhe dy pjesa me tituj dhe përmbajtje pasqyre – "Bright is Dark" dhe "Dark is Bright". Ato kanë një karakter të përafërt dhe pasqyrojnë bilancin dhe harmoninë në jetë. Duhet të përmend se kompozimi i shumicës së pjesave përkon me një nga periudhat më të rënda në jetën time. Përjetova ndryshime të shumta, por konkursi, të cilin e fituam, kërkonte që të përfshiheshim në afate të caktuara. Kishte momente në të cilat fare nuk më vinte të kompozoja, zhvilloja një luftë të vërtetë me veten time dhe pikërisht atëherë kompozova pjesën "Me vs mE" ("Unë përball vetes time"). Në fillim të programit për diskun është "Schizo" (“Skizofrenia”, po shkurtimisht) - gjëja e parë të cilën e kompozova për këtë trio. Kjo është një pijesë e kontrasteve -“tregon” sesi në një moment ke mendime të shumta në kokë, pas kësaj mundesh të gjesh një qetësi të përkohshme, dhe pas kësaj çdo gjë përsëritet...
Nuk ka sesi të mos të vëmë në dukje një fakt personal nga biografia e muzikantit të talentuar. Gjyshja e tij Maria Hafizi ka qenë përkthyese shumëvjeçare në programin e gjuhës shqipe në "Radio Bullgaria", babai i tij – po kështu. Kurse nëna e tij vite të tëra me radhë merrte pjesë si regjisore zëri në përgatitjen e programeve të ndryshme. Në venat e Martin Hafizit rrjedh edhe gjak shqiptar, sepse gjyshi i tij është shqiptar. Që të gjithë ne - ekipi i tanishëm i Radio Bullgarisë, urojmë një sukses për prezantimin zyrtar të albumit me këngë "Dark is Bright", që do të jetë më 7 dhjetor në sallën e njohur Bimhuis. Pas kësaj muzikantët do të zhvillojnë koncert në Roterdam, në Belgjikë dhe në Gjermani... Shpresoj që së shpejti të vijmë dhe në Bullgari, sepse gjithmonë në atdhe ekzekutoj me një gëzim të veçantë - përfundon Martini.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..