Pas përfundimit të fazës së parë të kërkimit dhe shpëtimit pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor më shumë informacion rreth situatës kërkuam nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Sofje zonja Donika Hoxha.
“Bilanci është tragjik” – tha ajo para mikrofonit të Radio Bullgarisë dhe shpjegoi se përveç 51 viktimave të regjistruar deri tani, “afro 900 veta kanë marrë ndihmën e shpejtë dhe janë paraqitur në spitale, rreth 45 veta janë nxjerrë nga rrënojat me ndihmën e të gjitha vendeve fqinje, që na janë gjetur pranë, edhe pa ia kërkuar ndihmën. Mbi 1 200 shtëpi janë krejtësisht të shkatërruara, shumë pallate janë të plasaritura dhe njerëzit kanë frikë të kthehen. Diku tek 5 200 veta janë praktikisht të pastrehë dhe po jetojnë në tenda – jemi tani në fazën e vlerësimit të dëmeve.”
Në këtë moment kaq të rëndë për popullin shqiptar atë për të cilën Shqipëria ka nevojë është solidariteti. Dhe ajo e merr nga komuniteti ndërkombëtar – nga shtetet fqinjë, nga BE-ja, nga shumë vende, të cilët dërgojnë jo vetëm ndihmë humanitare, por edhe specialistë inxhinierë dhe arkitektë, të cilët vlerësojnë dëmet, psikologë për të punuar me fëmijët dhe të rriturit në mënyrë që ata të përballojnë situatën nga pikëpamja emocionale dhe të vazhdojnë jetën e tyre normalisht.
“Qeveria bullgare na ka ndihmuar që në momentin e parë - 200 mijë leva janë dhënë në ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare” – shpjegoi gjithashtu Ambasadorja, duke përmendur ndihmën humanitare të ofruar nga MPB-ja bullgare dhe Kryqi i Kuq Bullgar me tenda, batanije, çarçafë dhe materiale higjienike. “Po ashtu disa fondacione, edhe pse me shuma të vogla, kanë bërë transferta në numrat që janë hapur për solidaritet me Shqipërinë. Në këtë moment edhe një kontribut i vogël bën ndryshimin për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dua të falënderoj për një gjest të veçantë të një familjeje bullgare që jeton në Francë, të cilët ofruan shtëpinë e tyre në Bullgari për të strehuar një familje shqiptare. Këto janë gjeste të vogla, të cilat tregojnë shumë...”
Foto: dosja.al dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje
Gjatë verës së vitit 2024, një bashki e kryeqytetit dhe banorët e saj treguan se si në mënyrë të thjeshtë mund të jemi të lumtur dhe të bashkuar si një komunitet – të ulur në një tavolinë të përbashkët. Në korrik 2024, në rrugën "Ekzarh Josif", dhe në..
Nënpresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, ndodhet për vizitë në qytetin Taraklia, Moldavi, më 19 dhe 20 shtator. Sot, ajo është e ftuar zyrtare në ceremoninë solemne të ndarjes së çmimeve për fituesit e konkursit të esesë për nxënës dhe studentë..
Me mendje të ndritura si tuajat, me zemra të pastra si tuajat dhe me ambicien që keni, jam i sigurt se e ardhmja jonë është e ndritur, harmonike dhe premtuese. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, kur u dorëzoi çmimet nxënësve bullgarë që..
Ata quhen NEET (Not in Education, Employment or Training- Jo në Arsim, Punësim ose Trajnim) – të rinj midis 16 dhe 29 vjeç që nuk mësojnë, nuk..
Nënpresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, ndodhet për vizitë në qytetin Taraklia, Moldavi, më 19 dhe 20 shtator. Sot, ajo është e ftuar zyrtare në..
Me mendje të ndritura si tuajat, me zemra të pastra si tuajat dhe me ambicien që keni, jam i sigurt se e ardhmja jonë është e ndritur, harmonike dhe..