Gjatë vitit 2020 fillon programi kombëtar për trajnimin e mësuesve për shkollat e ashtuquajtura “të së dielës”, të cilat organizohen në diasporat bullgare. Praktikat e suksesshme për punë me fëmijët dygjuhësorë do të jenë në qendër të programit dhe përveç kësaj do të ndajmë informacione për nisma të lidhura me arsimin, tha Zv. Ministrja e arsimit Denica Saçeva gjatë kohës së forumit ballkanik “Strategjitë për mësimin e gjuhës bullgare në një mjedis të gjuhës së huaj” që u zhvillua në Stamboll.
Ministria po realizon politikë aktive për zhvillimin e shkollave bullgare “të së dielës” dhe vetëm gjatë këtij viti ka lëshuar 7,5 mln. euro për këtë qëllim. Shkollat bullgare jashtë vendit janë tashmë mbi 400 në 50 shtete. Në to japin mësime mbi 2000 mësues. Fëmijët, nxënësit dhe kandidat-studentët në to janë 50 mijë.
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
Më 6 nëntor, në Ekspozitën Arkeologjike të Muzeut Rajonal Historik – Burgas, hapet një ekspozitë në kuadër të 50-vjetorit të studimit arkeologjik të një varri të pasur të një aristokrateje në nekropolin e Anhiallos. Ekspozita mban titullin: “Kujtimet..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë..
Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit..