Mijëra studentë, aktorë dhe adhurues u mblodhën rreth godinës së Teatrit Populor “Ivan Vazov” në qendrën e Sofjes, për t’i dhënë lamtumirën e fundit aktorit të madh bullgar Stefan Danaillov. Ai vdiq disa ditë para se të mbushë 77 vjeç. Njerëzit pohojnë se humbja për kulturën tonë është e madhe dhe se aktori ka jetuar një jetë plot me dinjitet dhe mirësi.
Në karrierën e tij të gjatë Danaillovi ka luajtur mbi 150 role në kinema, teatër dhe prodhime televizive, të cilat i kanë sjellë çmime të shumta në Bullgari dhe jashtë vendit. Ai ishte profesor në akademinë e artit teatral dhe kinematografik në Sofje, deputet në disa legjislatura dhe ministër i kulturës. 8 vite me radhë ai ishte dhe drejtues i një rubrike të vet në Radion Kombëtare Bullgare.
Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA. Agjencia “Reuters” citoi ministrin e brendshëm austriak Gerhard Karner të thoshte se Austria do të..
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje, në më shumë vende dhe më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pasdite reshjet e shiut do të ndalen në shumicën e zonave. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1° dhe 6°, në Sofje – rreth 2°,..
I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe bashkëkryetar të PP-së Kirill Petkov. Arsyeja është arrestimi i liderit të GERB-it, Bojko Borisov në..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për..