Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri bullgar bëri thirrje për bashkim kundër ndryshimeve klimatike

Kryeministri Borisov
Foto: BTA

Për vendet si Bullgaria, ku një pjesë e madhe prej energjisë vjen nga qymyri, tranzicioni drejt neutralitetit të karbonit kërkon shumë investime në masa sociale, tha Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov në konferencën e 25-të kushtuar klimës në Madrid.

46% prej korrentit bullgar prodhohet në termocentrale, ku lënda djegëse është qymyri, kurse gjatë dimrit kjo përqindjet arrin 60.

Sipas Eurostatit Bullgaria është në vend të dytë në BE për nga pakësimi i emetimeve të dyoksidit të karbonit për vitin 2018 - 8,1%, tha Borisovi.

Emetimet e gazit me afekt serrë në BE përbëjnë vetëm 9% prej të gjitha emetimeve në botë. Ndotësit më të mëdhenj nuk janë në Evropë – i parë është SHBA-ja, i dyti – Kina, tha gjithashtu Borisovi dhe bëri thirrje për një bashkim botëror kundër ndryshimeve klimatike.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje përnjë tunel hekurudhor ndërkufitar

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..

botuar më 25-10-03 5.20.MD