Kthimi i maunave pa ngarkesë, të cilin shoferët do të jenë detyruar ta bëjnë çdo 4 javë për të kaluar pushimin e tyre të detyrueshëm në vendin e regjistrimit të kompanisë së transportit do t’i rritë emetimet e gazeve me efekt serrë 3% për sektorin evropian të transportit ndërkombëtar. Këtë e tha Ministri bullgar i transportit Rosen Zheljazlkov në Bruksel në mbledhjen e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Transporti është një sektor me rëndësi primare për ekonominë bullgare. Numri i automjeteve të rënda të regjistruara në vend është 25 800 dhe mosha mesatare e tyre është 3 vjet. Të gjitha këto kamionë dhe makina do të duhet të kalojnë tërë territorin e Evropës - 2000 kilometra, pa ngarkesë vetëm për shkak të dëshirës për imponimin e rregullave, të cilat janë diskriminuese për vendet që ndodhen në periferinë e Evropës, tha para homologëve të tij Zheljazkovi.Ndryshimet “ndjehen në ajër”, studentët kthyen shpresën që e kishim humbur gjatë viteve dhe shoqëria duhet të normalizohet – këto janë mesazhet nga tribuna “Çfarë shoqërie aspirojmë”, e cila u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore në Caribrod njoftoi..
Pritet që nga 2 janari në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë të vendoset një kontingjent ndërkombëtar policor me 100 oficerë nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria. Në dhjetor, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm bullgar Atanas Illkov..
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në shumë vende, por do të ketë mjegull, ose vranësira të përmbysura në lugina dhe ultësira. Do të jetë pothuajse e qetë. Dukshmëria do të përmirësohet pasditen e së enjtes dhe do të mbajë mot kryesisht me diell në..
Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Me përjashtim të mbi 1000 zogjve të borës së malit (Fringilla montifringilla) të ngordhur më 1 janari 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra..