Burimi më i madh i të ardhurve për krimin e organizuar në vend mbetet trafiku i njerëzve për eksploatim seksual, gjë që gjeneron afro 500 milion euro për vit. Të ardhura të mëdha sjell edhe tregtia ilegale me karburante, e cila i dëmton buxhetit shtetëror. Këtë e tha para Radios Kombëtare Bullgare Atanas Rusev – koordinator i Programit “Siguri” në Qendrën e Studimit të Demokracisë. Ai përgjithësoi rezultatet e vlerësimit të kërcënimeve nga krimi i organizuar në Bullgari. Sipas tij në vend ka grupe të mëdha me struktura të mira hierarkike. Shihet një adaptim i krimit të organizuar i cili gjithnjë e më shpesh fshihet prapa biznesit të ligjshëm. Për të kapërcyer këtë fenomen, shteti duhet të zhvillojë kapacitetin e tij në hetimin e krimeve me financa dhe me dokumente.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..