Kompania për prodhimin e lëndës djegëse bërthamore TVEL, e cila është pjesë nga korporata shtetërore ruse “Rosatom”, dhe Centrali Atomik “Kozlloduj” firmosën marrëveshje për furnizime të lëndës bërthamore ruse për Bullgarinë deri në vitin 2025, transmetoi agjencia TASS. Kështu centrali atomik nuk do të ketë nevojë për blerjen e uranit të pasuruar në treg, i cili t'i jepet kompanisë TVEL, e cila pastaj t'i shtojë në lëndën djegëse, sqarohet në njoftim. Në centralin atomik “Kozlloduj” punojnë dy blloqe - i pesti dhe i gjashti me reaktorë të tipit VVER-1000, të cilët janë të ngarkuar me karburant bërthamor rus, të prodhuar nga uzina kimike e Novosibirskut. Nga fundi i vitit 2016 për bllokun e gjashtë furnizohet lëndë bërthamore e gjeneratës së re e karburantit bërthamor e quajtur TBCA-12.
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje, në më shumë vende dhe më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pasdite reshjet e shiut do të ndalen në shumicën e zonave. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1° dhe 6°, në Sofje – rreth 2°,..
I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe bashkëkryetar të PP-së Kirill Petkov. Arsyeja është arrestimi i liderit të GERB-it, Bojko Borisov në..
Vendimi për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë është përfshirë si pika e parë në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit të BE-së për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të enjten, më 12..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për..