Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fatkeqësitë e natyrës i zgjojnë instinktet për vullnetarizëm tek njerëzit

Vullnetarizmi mund të jetë mision personal, por po kështu është dhe përvojë e vlefshme. Përmes tij njeriu ndihmon edhe kauzën, të cilën e ka zgjedhur, edhe vetveten, duke zhvilluar aftësi të rëndësishme si përgjegjësia, organizimi, puna në ekip, komunikimi. Për të popullarizuar punën e vullnetarëve në të gjithë botën, sepse vullnetar do të thotë humanist i vërtet, me nismë të OKB-së që nga viti 1985, dita e sotme – 5 dhjetori, shënohet si Dita ndërkombëtare e vullnetarit dhe vullnetarizmit.

Pikërisht një vit pasi OKB-ja filloi të shënojë ditën e vullnetarit, më 7 dhjetor 1986 qyteti Strazhica (Bullgari Veriore) u lëkund nga një tërmet me magnitudë 5,7 ballë sipas shkallës së Rihterit. Të vdekurit ishin tre persona, të lënduarit – 80. Shumë njerëz mbetën pa strehë. Një nga vullnetarët, të cilët ka ndihmuar përballimin e pasojave të tërmetit është Bojko Baev që atëherë sapo ka mbaruar Universitetin Teknik.

„Kur njeriu ndihmon, Zoti vëzhgon. Dhe besoj se një ditë, kur edhe unë kam nevojë për ndihmë, edhe mua do të më ndihmojnë“ – është i bindur Bojko Baevi. Pasi një here ka qenë dëshmitar i shumë tragjedive personale, ai është emocionuar nga situata aktuale në Shqipëri dhe mendon me dhimbje për rajonet e prekura nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Shqipëria po i përballon dëmet dhe humbjet e mëdha dhe në këtë situatë empatia, mendimi për tjetrin, për këtë se si mund ta ndihmosh, qoftë nga një distancë e madhe, menjëherë zgjohen. Ai di se ne një moment të tillë gjestet е bamirësisë janë jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse të prekurit vetë nuk mund ta përballojnë dot situatën. Por është i bindur gjithashtu se jo më pak i rëndësishëm në këtë moment është organizimi i drejtë dhe menaxhimi i fondeve dhe sendeve të dhuruara. Në këtë mënyrë ndihma do të arrijë tek njerëzit në nevojë në kohën e duhur, në formën e përshtatshme dhe do të përdoret në mënyrë sa më efektive.

Në çdo një qytet të prekur nga tërmeti, në vend të parë ka nevojë për pika të kontrollit të kalimit, ku do të kontrollohet çdo makinë”shpjegon Bojko Baev, i cili me sytë e tij ka parë se si bëhen vjedhjet nga shtëpitë e të prekurve dhe se si janë zhdukur ndihmat për njerëzit e cenuar.

Gjëja tjetër me rëndësi është që të krijohet një regjistër i njerëzve të prekur në rajonin e tërmetit, sepse kur fillon ndarja e ndihmave, kjo duhet bërë në bazë të informacionit të saktë se kush ka nevojë më të madhe dhe kush mund të presë etapën tjetër. Një regjistër i tillë duhet bërë dhe për godinat e shkatërruara apo të dëmtuara. Kështu pas ndërtimit të shtëpive të reja, në një shtëpi do të hyjnë më parë familjet e një fisi – në këtë mënyrë sa më shpejtë për më shumë njerëz të prekur do të sigurohet strehim. Kurse në etapat e mëvonshme do të ndërtohen ndërtesa të tjera për familjet e veçanta.

Praktika në rastet e tërmeteve tregon se mënyra më e mirë për ndarjen e ndihmave është në se kjo bëhet nga një organizatë e vetme me llogaridhënie të plotë dhe të saktë, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të një organi të pavarur të kontrollit.

Në etapën e parë tendat nuk janë një variant i përshtatshëm. Ka nevojë për kontejnerë banimi , të cilat duhet të ofrohen përkohësisht dhe pastaj njerëzit duhet të detyrohen t’i kthejnë në gjendje të mirë. Pas pastrimit të shkatërrimeve lagjet e reja duhet të projektohen në mënyrë që të jenë të qëndrueshme dhe të kenë mbrojtje kundër lëkundjeve – varianti më i mirë janë shtëpitë modulare për një familje me garanci të paktën 50 vjet. Kështu për një kohë të shkurtër strehim do të marrin më shumë njerëz” -  ndan përvojën e tij Bojko Baev.

Ai di se kundër katekizmave të natyrës njeriu nuk mund të bëjë asgjë, por di gjithashtu sa forcë dhe kurajë për jetë mund të japin mirësia dhe dashuria.

Foto: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD