Në Muzeun Regjional Historik të qytetit Dobriç edhe njerëzit me probleme në të parin do të kenë mundësi të njihen me trashëgiminë kulturore. Metoda inovative në sajë të së cilës kjo bëhet e mundshme u krijua në kuadrin e projektit “Rruga tjetër” në kuadrin e Programit të BE-së “Erazëm+”.
Në këtë nismë muzeu bashkëpunon me Asociacionin Mesdhetar për Zhvillim Vendor në qytetin Bari të Italisë, ku u krijua metoda në fjalë. Specialistë nga muzeu, të cilët kaluan një trajnim special, tashmë shoqëruan vizituesit e parë me probleme në të parin. Grupi preku një figurë antike të luanit, enë prej qeramike të punuara nga trakët, diplomë të një legjionari romak.
Projekti për njerëzit me probleme në të parin parashikon dhe 12 itinerare turistike, të cilët do të përfshihen në një audio-libër.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..