Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Strellça – një vendpushim me ujëra shëruese, me histori heroike dhe erë trëndafili

Natyrë e bukur, kureshtje kulturore dhe historike, njerëz punëdashës, llixha – të gjitha këto e bëjnë qytetin e vogël malor një qendër tërheqëse për njerëzit nga moshat e ndryshme. Iniciativa ekonomike e vendasve para një shekulli e gjysmë në Strellça ka çuar deri në zhvillimin e stuhishëm të frutoreve, të prodhimit të trëndafilave dhe të tregtisë. Janë ndërtuar kooperativë, kishë dhe banjë, kurse shtimi i popullsisë, zhvillimi i mirëqenies së qytetit dhe vetitë shëruese të ujërave minerale kanë qenë arsyeja për zhvillimin e vendit si destinacion turistik.Sot banuesit e qytetit krenohen me faktin se gjatë vitit 1969, me dy akte shtetërore qyteza e tyre është njohur për qytet me potencial për vendpushimi balneologjik, kurse tani është mes destinacioneve vendase balneologjike.

Në qytetin Strellça ka 3 burime minerale, më i ngrohti është me temperaturë prej 56 gradë Celsius. Vetitë shëruese të ujit ndikojnë shumë mirë sistemin nervor dhe sistemin e lëvizës, ndihmojnë shërimin e sëmundjeve gjinekologjike dhe atyre të të parit. Burime me karakteristika të ngjashme shëruese tek ne ka vetëm në Sapareva Banja.  Miqtë e Strellçës tregojnë se shumë shpejt e ndiejnë efektin shërues të ujit, në gërshetim me ajrin e pastër dhe me atmosferën e qetë. Këtu dimri është i butë  dhe pothuajse pa shtresë dëbore, kurse pranvera dhe vera janë të freskëta për shkak të afërsisë së malit.

Fluksi i turistëve nuk pushon gjatë gjithë vitit, kurse Strellça prezantohet aktivisht në të gjitha ekspozitat e specializuara turistike në vendin tonë. Prej disa vjetëve administrata e qytetit regjistron një rritje të vazhdueshme të miqve nga të gjitha moshat, ku kjo i dedikohet ofrimit të mundësive për turizëm balneologjik, bashkë me mundësitë përturizëm kulturor dhe historik, dhe bashkë me vendet cilësore për akomodim. Banuesit vendas janë patriotë të mëdhenj, ata e duan shumë vendin e tyre të lindjes dhe në mënyrë shumë tërheqëse u tregojnë turistëve historinë e qytetit.

Për veten e tyre ata thonë se janë njerëz të ashpër - “toka jonë është gurore, por ne përsëri e përpunojmë. Trëndafilat vajdhënëse i mbjellim nëpër shpatat dhe i risim me shumë dashuri. Strellça katër herë është djegur deri në themel, por banuesit përsëri e kanë ngritur nga hiri, gur pas guri. Përpara se të ndërtojnë shtëpitë e veta, vendasit kanë ndërtuar kishën, që të mund të mblidhen bashkë rreth saj dhe kështu në paqe të plotë të jetojnë dhe deri më sot.

Në kohën e sotme të rinjtë preferojnë qytetet më të mëdha, sepse në qytetin e vogël Strellça punë gjendet vështirë. Por pas kësaj kthehen përsëri që të mund të jenë afër familjes. Kështu e përshkruajnë shkurtimisht historinë e krahinës së vet njerëzit nga vatra e kulturës “Prosveshtenie 1871”.

Gjatë periudhës së fundit çerekshekullore kaluam përmes momenteve shumë të rënda por në sajë të punës së madhe vetëmohuese të njerëzve, mundëm të ruajmë vatrën e kulturës tregon sekretarja e saj Mariana Njagollova:


Festat e Strellçës – festa e trëndafilit, festa e qytetit /në ditën e Ilindenit, në fund të muajit korrik/, gjatë periudhës së vjeshtës zhvillohet festivali folklorik krahinor. Bashkia stimulon amatorët - kemi një grup për folklor vendas, për këngë të vjetra të qytetit, kemi një grup teatral dhe një për këngë, të cilët e vënë theksin mbi ritet dhe historinë e qytetit Strellça. Njerëzit nga vatra e kulturës janë me ambicie shumë të mëdha. Ujërat minerale, klima dhe prodhimi i vajit të trëndafilit janë gjërat, të cilat tërheqin më shumë miq. Strellça gjatë këtyre 50 vjetëve, ka kaluar përmes etapave të shumta-kishte dhe ndërmarrje industriale, dhe serra në të cilat përdorej uji mineral. U ndërtuan mjaft reparte të vogla prodhuese, por të cilat nuk u zhvilluan dhe më në fund u bë e qartë për të gjithë se zhvillimi i këtij qyteti është në turizëm. Gjatë 10 vjetëve të fundit këtu u ndërtuan mjaft hotele dhe shtëpi për miqtë, kemi dhe qendër turistike, muzeuynë është shumë i pasur dhe e prezanton historinë tonë në një nivel shumë të lartë profesional. Ka akoma punë për përmirësimin e infrastrukturës dhe të kanalizimit, por autoritetet vendase tregojnë një kuptim dhe bashkëpunojnë me biznesin privat për prosperitetin e qytetit tonë, thotë Mariana Njagollova, sekretare e vatrës së kulturës “Prosveshtenie 1871” në qytetin Strellça.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: @Аз обичам Стрелча


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD