Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fshatin Enina tani ndodhet një muze kushtuar heroit letrar Baj Gano

Kush është më i famshëm - autori Aleko Konstantinov apo heroi i tij?

25
Foto: BTA

Aleko Konstantinov është shkrimtari i parë intelektual në skenën letrare bullgare. Ai njihet si gazetar, publicist, gjuhëtar me ndikim të madh në jetën publike që nga fundi i shekullit të 19-të. Edhe gjatë jetës së tij, dy veprat më të famshme të Alekos "Deri në Çikago dhe anasjelltas" dhe "Baj Gano" (Xha Ganjo) u bënë bestseller-at e parë të shkruara në Bullgari. Tregimet satirike rreth fatkeqësive të heroit, të cilin ne e përcaktojmë si një imazh përmbledhës të bullgarit të zakonshëm "Baj Gano", janë ndër veprat më të përkthyera dhe më të njohura bullgare.

Aleko Konstantinov (1863-1897)

Aleko Konstantinov perceptohet si një njeri me ndërgjegje të mprehtë dhe me ndjeshmëri për të metat e shoqërisë bullgare. Por imazhi i tij nuk mund të ndahet nga heroi i tij Baj Gano. Madje ka edhe një debat se kush është më i famshëm - shkrimtari apo heroi. Prandaj, është shumë e rëndësishme se si ka lindur ideja për "Baj Gano".

Kritika letrare ende po diskuton nëse ky është një imazh kombëtar, domethënë nëse Baj Gano mbart tiparet e një bullgari dhe merr frymëzim nga psikologjia jonë kombëtare, apo është një tip social. Në personazhin e tij, Aleko rikrijon imazhin e borgjezisë, të të pasurve të rinj,të parvenyve të shekullit të 19-të. Libri është një satirë politike që tall elitën sunduese, prandaj kritika e përcakton Baj Ganon si një imazh kolektiv të elitës politike të asaj kohe.


Baj Ganos i mungon ndjenja e masës, delikatesa dhe edukata, ai është në kontrast të plotë me edukimin dhe vlerat e Evropës moderne. Krijuesi i tij thekson se heroi i tij nuk është vetëm një njeri pa ideale, por edhe lakmitar, i pangopur, pa skrupuj.

Një atentat për shkak të mosmarrëveshjeve politike në vitin 1897 i dha fund jetës së shkrimtarit Aleko Konstantinov. Në atë kohë, shoqëria jonë ishte shumë e ndarë, kishte armiqësi, urrejtje dhe ndarje midis rusofilëve dhe rusofobëve. Pikërisht këto grindje të pandërprera çuan në krizën politike në Bullgari.

Ato kohë janë shumë të ngjashme me ato sot, megjithëse nuk arrijnë ekstreme tragjike. Prandaj shpresa e Alekos, e shprehur në veprën e tij,  vazhdon të jetë aktuale edhe sot e kësaj dite. Dhe kjo është se një ditë Baj Gano do të zgjohet dhe do të jetë ndryshe nga heroi satirik që njohim.


Shpresa se ndryshimi i dëshiruar do të ndodhë është në thelbin e krijimit të Muzeut të sapohapur Baj Gano në fshatin ballkanik Enina - vendlindja e Ganjo Somovit, një nga prototipet më të njohura të heroit të Alekos. Ai është një njeri i popullit të cilin Aleko Konstantinov e takoi gjatë vizitës së tij në panairin tregtar në Çikago.

Dyert e muzeut u hapën nga Rumen Somov, gjithashtu nga fshati Enina dhe stërnip i njeriut që shërbeu si prototip i heroit të Alekos. Rumen mblodhi gjithçka në ekspozitë vetë me ndihmën e familjes dhe miqve të tij. Ai restauroi shtëpinë e braktisur që dikur ishte shtëpia e një partizani të shquar në qendër të fshatit. Dhe ndërsa Sofja krenohet me një monument të mrekullueshëm të Aleko Konstantinovit, Enina ka një monument të Baj Ganos, dhe tani një shtëpi-muze në nder të tij.


Interesi turistik nuk vonoi. Njerëzit filluan të vinin që në ditët e para pas hapjes së muzeut. Ata janë kryesisht të interesuar për historinë dhe koleksionin e artefakteve që dëshmojnë për kohën në të cilën jetoi Aleko Konstantinov.

"Ganjo Somov është personi për të cilin janë ruajtur më shumë të dhëna si fotografi dhe përshkrime, krahasuar me njerëzit e tjerë realë që shërbyen për të krijuar heroin e famshëm të Alekos", na tregon Rumen Somov dhe vazhdon:

Rumen Somov

"Muzeu nuk e thekson aq shumë faktin që prototipi është nga Enina dhe është pikërisht Ganjo Somov. Më tepër, doja të theksoja vendin e merituar që ai ka në letërsi dhe në shoqëri, sepse kjo vepër është e pavdekshme dhe duhet ta trajtojmë në të njëjtën mënyrë siç në Spanjë, për shembull, trajtojnë imazhet e Don Kishotit dhe Sanço Pançës. Ata janë bërë emblema turistike të vendit dhe askush nuk turpërohet nga mënyra se si i ka përshkruar autori. Fakti që ka interes për heroin tonë Baj Gano edhe sot tregon se tiparet e tij vazhdojnë të ekzistojnë dhe ne i njohim ato si tek vetja jonë ashtu edhe tek bullgarët e tjerë. Tek secili prej nesh ka pak nga Alekoja dhe pak nga Baj Ganoja. Fakti që ende turpërohemi për këtë hero do të thotë se ai është kudo. Le të kujtojmë se si mbahen zgjedhjet në vendin tonë, dhe nëse e lexojmë kapitullin "Baj Gano mban zgjedhjet", do të shohim se ky kapitull rezulton të jetë një manual për mbajtjen e zgjedhjeve. Dhe sot e shohim atë që Alekoja e përshkroi (më shumë se një shekull më parë - red.).


Shumica e gjërave në muze janë bërë me dorë, me shumë dashuri dhe me fonde personale nga vetë Rumen Somov, i cili ka punuar për krijimin e muzeut për 11 vjet dhe sot thotë se kjo është ëndrra e tij e realizuar.

Midis ekspozitave të vlefshme të muzeut në fshatin Enina janë një vulë origjinale e pavijonit bullgar nga ekspozita e Çikagos - vendi ku u zhvillua takimi midis shkrimtarit dhe prototipit të personazhit të tij. 


Pas vitrinave është rregulluar edhe një koleksion i vogël karikaturash dhe letrash nga shkrimtari Çudomir, autografe nga Georgi Kallojançev - i famshëm për rolin e tij si Baj Gano, dhe dhjetëra dokumente të rralla nga epoka e Aleko Konstantinovit. Në muze ka gjithashtu mbi 300 libra, piktura dhe fotografi që lidhen me Aleko Konstantinovin dhe Baj Ganon.


Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Autori: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA, BGNES, Rumen Somov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plazhi qendror i Sozopolit

Bullgaria është në vendet e para për plazhet më të pastra në Evropë, dhe tendenca është në rritje

Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..

botuar më 25-07-30 7.00.PD

Në një gllënjkë largësi – rrugët e verës në verilindje

Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...

botuar më 25-07-29 7.00.PD

"Bullgaria Lend" – një shëtitje përmes shekujve në zemër të Pravecit

Në brigjet e liqenit të qytetit Pravec u hap një park i ri kulturoro-historik, i cili shtrihet në 14 dekara. Atraksioni “Bullgaria Lend” ofron një mundësi unike për t’u njohur me trashëgiminë bullgare, të paraqitur në përmasa të zvogëluara. Ka modele të..

botuar më 25-07-27 9.00.PD