U zbuluan 109 tonë mish të infektuar pule nga Polonia, të cilat u konfiskuan, tha ministrja e bujqësisë dhe e ushqimeve Desisllava Taneva. 435 tonë të tjerë nga po ky prodhues u përpunuan në mënyrë termike. Asnjë kilogram nga mishi i ftohtë i pulës nuk hyri për konsumim direkt. Operatorë të ndryshëm e blenë dhe e përpunuan këtë mish që para se të arrijë në treg. Kështu rrezik për shëndetin e njerëzve nuk kishte, shpjegoi ministrja Taneva. Autoritetet u reaguan të gjithë 17 sinjaleve nga sistemi i lajmërimit të BE-së. Kompania në fjalë eksporton prodhimin e saj në 10 shtete të tjera, kështu që nuk e kemi autorizimet të ndalojmë që ky prodhues të importojë në Bullgari. Këtë mund ta bëjë vetëm organi kontrollues polak, tha ministër Taneva.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..