Shumica e shtetasve bullgarë – 85 për qind, mendojnë se korrupsioni është shumë i përhapur në vend, tregojnë të dhënat e Eurobarometrit, prezantuar nga Komisioni Evropian. Në BE të njëjtin mendim për korrupsionin në vendin e tyre e kanë 63 për qind e qytetarëve. Sipas 68 për qind prej bullgarëve të anketuar dhe 44 për qind prej evropianëve nuk mund të pritet se personat e korruptuar do të kapen dhe do të dërgohen në gjyq. 46 për qind e bullgarëve shënojnë se korrupsioni më i përhapur është financimi i partive. Vetëm 12 për qind prej bullgarëve të anketuar janë përgjigjur se administrata ka kërkuar ryshfet personalisht prej tyre, ndërsa në Evropë këta njerëz janë 5 për qind. 49 për qind e bullgarëve kanë deklaruar se gjatë 3 viteve të fundit korrupsioni i ka vështirësuar për të fituar prokurim publik. Derisa në BE një përgjigje të tillë kanë dhënë 30 për qind e të anketuarve.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..