Siguria dhe mbrojtja kombëtare e Bullgarisë janë të garantuara vetëm nga mbrojtja kolektive e NATO-s. Këtë e tha Kryeministri Bojko Borisov në aeroplanmbajtësen e SHBA-s “Harry S. Truman”. Bashkë me Kryeministrin në bord ishin Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, shefi i mbrojtjes gjeneral Andrej Bocev, komandantët e Forcave Ushtarake Detare të Bullgarisë dhe të Forcave Ushtarako-Ajrore - kontraadmirali Kirill Mihajllov dhe gjeneral-majori Canko Stojkov. Borisovi theksoi se Bullgaria e konsideron pjesëmarrjen e vet në misione dhe operacione të NATO-s si një prioritet kryesor dhe ka në plan të ruajë angazhimin dhe kontributin e saj. Delegacioni bullgar u shoqërua nga një delegacion nga Maqedonia e Veriut me në krye Kryeministrin Zoran Zaev dhe përfaqësues të ambasadave të SHBA-së në Sofje dhe Shkup.
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..