Rryma ballkanike dhe qendra ndarëse e gazit me Greqinë ndihmojnë diversifikimin në mbarë rajon. E ardhmja e centraleve me qymyrgur nuk dihet, kështu që Centralet Atomike Elektrike “Belene” dhe “Kozloduj” bëhen dy sheshe të rëndësishme për bilancin energjetik të vendit. Energjetika bërthamore nuk duhet të ekzistojë nën dogma, sidomos kur flasim për energjinë e gjelbër, për pastërtinë e ajrit, për cilësinë e jetës. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov në një takim me ekspertë të Departamentit të Shtetit dhe të Departamentit Shtetëror të Energjetikës të ShBA-së. Ekspertë energjetikë nga ShBA-ja mbërritën në Bullgari në përputhje me marrëveshjet e arritura në takimin e zotërinjve Borisov dhe Trëmp më 25 nëntor të këtij viti në Uashington. Qëllimi i vizitës së tyre është të njihen me punën e ndërmarrjeve energjetike në Bullgari. Ditën e parë 9 dhjetor delegacioni frekuentoi sheshin e Centralit të dytë Atomik në Bullgari “Belene”. Ditët e ardhshme do të vizitojë termocentralin “Marica – Lindje 2” dhe Centralin Atomike Elektrike “Kozloduj”
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..