Midis 12 dhe 13 miliarda euro për vit është xhiroja në sektorin informal tek ne, tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Rreth 20% është pjesa e informalitetit në ekonominë bullgare – kryesisht në tregti, bujqësi dhe riparimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve. Këtë e tha presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov.
“Informaliteti vret konkurrencën dhe të drejtat e njerëzve”, tha Dimitrovi dhe shtoi se sindikata e tij ka hartuar propozime për ndryshime legjislative me qëllim kufizimin e punësimit jo të deklaruar dhe ekonominë joformale.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..