Nga 9 deri më 13 dhjetor në Rektoratin e Universitetit të Sofjes mund të shihet ekspozita fotografike “Historia e bazës polare bullgare “Shën Kliment i Ohrit”. Ajo tregon zhvillimin e bazës bullgare në ishullin Livingston të Antarktidës nga krijimi i saj në vitin 1988 deri më sot.
Ekspozita është një tregim fotografik për ndërtimin e qendrës bullgare, e cila ndodhet 13 000 km. larg Bullgarisë, për entuziazmin dhe vështirësitë e themeluesve të saj, të cilët kanë filluar një etapë të re në shkencën bullgare. Janë përdorur shumë kuadro arkivore nga ekspedita e parë bullgare në Antarktidë.
„Studimet tona antarktike hyrën në historinë më të re të Bullgarisë, sepse ato filluan gjatë shekullit të kaluar – në vitin 1988 në kohën e Ekspeditës së parë antarktike, kur ishin vendosur dy shtëpi të vogla në ishullin Livingston dhe me to filloi prania bullgare në Kontinentin e Akullt” – kujton kryetari i Institutit Antarktik Bullgar, i cili i udhëheq ekspeditat polare bullgare prof. Hristo Pimpirev.
Fotografitë në “Historinë e bazës polare bullgare “Shën Kliment i Ohrit” tregojnë praninë bullgare atje – nga dy godinat e vogla në fillim deri në shtatë ndërtesat masive, të cilat aktualisht e përbëjnë qendrën bullgare antarktike. Një prej tyre është kisha e parë ortodokse në Antarktidë “Shën Ivan Rillski”, të ndërtuar në vitin 2003, e cila që nga viti 2012 ka ndërtesë të re.
Pas ndryshimeve politike të vitit 1989 udhëtimet për në Anktartidë janë ndërprerë, por janë rifilluar në vitin 1993.
Aktualisht zhvillohet ekspedita e 28-të polare bullgare. Grupi i parë i ekspeditës mbërriti në ishullin Livingston në fund të nëntorit , grupi i dytë do të nisë më 11 dhjetor, i treti – më 6 janar 2020, kurse ai i fundit – më 20 janar. Ja se çfarë shpjegoi prof. Pimpirev për qëllimin kryesor të ekspeditës së 28-të bullgare në Kontinentin e Bardhë.
„Grupi i parë është prej 11 vetash – kryesisht njerëz, të cilët do të sigurojnë kushtet e përshtatshme për punën e shkencëtarëve gjatë sezonit të ri polar. Ata janë kryesisht mekanikë, inxhinierë, drejtues të sajave. Ndër ta ka vetëm një shkencëtar – Dimo Dimov, i cili është gjeolog dhe punon mbi një projekt që është pjesë e programit polar kombëtar, të financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ne e kemi detyrën para shtetit dhe para komunitetit shkencor të ndërtojmë një laborator shkencor në Antarktidë, i cili do të jetë fytyra e shkencës bullgare para të gjithë botës”.
Në bazën tonë polare kanë ardhur shkencëtarë nga më shumë se 30 shtete. Për realizimin e projekteve shkencore është i domosdoshëm laborator i përshtatshëm shkencor. Pas shpalljes së konkursit ekipi i arkitektes Penka Stançeva fitoi të drejtën të realizojë projektin për ndërtimin e laboratorit. Ai do të ketë katër ambiente dhe do të përdoret nga shkencëtarët, të cilët punojnë në fushat e biologjisë, gjeologjisë, gjeofizikës, gjeomorfologjisë, glaciologjisë, sizmologjisë.
Profesori Pimpirev për herë të radhës pohoi se në Antarktidë ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale janë më të dukshme – një akullnajë, e cila vite me radhë i ka penguar shkencëtarët tanë të vizitojnë pjesën tjetër të ishullit Livingston, tashmë ndodhet 15 metra larg bregut. Dhe kjo është vetëm një prej dëshmive për shkrirjen e akullnajave dhe për rritjen e nivelit të ujit të detit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: facebook.com/Bulgarian-Antarctic-Institute
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..