Ekspertë në lëmin e lëndëve djegëse bërthamore dhe të mineraleve nga Departamenti Shtetëror dhe Departamenti i Energjetikës i SHBA-së janë për vizitë në Bullgari. Në krye të delegacionit është ndihmës-sekretarja e shtetit Ann Ganzer. Në takimin mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kryeministrit bullgar Bojko Borisov të dy u morën vesh që SHBA-ja të dërgojë një ekip teknik, i cili bashkë me ekspertët bullgarë të studiojë mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme të energjetikës. Fakti se ekipi mbërriti kaq shpejt pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, është shenjë për angazhimin tonë ndaj Kornizës për Partneritet Strategjik mes dy vendeve tona dhe për dëshirën tonë për ta ndihmuar Bullgarinë që të bëhet ajo një qendër energjetike, tha zëvendës ambasadori Justin Friedman. Në programin e vizitës nga 8 deri në 13 dhjetor janë përfshirë vizita në Kozlloduj, Belene dhe në ndërmarrjen “Marica Iztok”.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..