Në fund të këtij viti Fondi Kombëtar Bamirës “13 Shekuj Bullgaria” po ndërmerr një iniciativë të re në përkrahje të talenteve të reja bullgare. Kushti është që ata të kenë fituar një specializim në ndonjë shkollë të lartë në territorin e Evropës, pa Bullgarinë. Të përcaktuarit duhet të kenë një diplomë master në arsim si dhe arritje novatore në fushën e shkencës dhe të artit.
Ideja nis nga tradita e lashtë rilindëse, kur familja e madhe patriarkale bën çdo gjë të mundur vetëm e vetëm të mund të dërgojë fëmijët e vet nëpër Evropë, që të mund të mësojnë dhe kur të kthehen të mund të marrin në duart e tyre zanatin e familjes – shënon Sllava Ivanova, drejtoreshë ekzekutive e fondit “13 Shekuj Bullgaria” dhe shton:
Dhe sot kjo praktikë nuk është e harruar. Unë mendoj se ka mjaft shumë familje bullgare, të cilat japin shumë nga vetja që të mund të ndihmojnë fëmijët e vet për të vazhduar arsimin e tyre në universitete prestigjioze. Prandaj vendosëm të përkrahim këtë aspiratë me një shpërblim, i cili mban emrin e fondacionit “13 Shekuj Bullgaria”.
Çmimi do të jepet në çdo 2 vjet. Kandidaturat do të shqyrtohen nga një juri speciale, e zgjedhur mes pedagogëve në shkollat e larta prestigjioze bullgare dhe mes rretheve shkencore...
Prej atyre të gjithëve presim propozime për jurinë, e cila do të përcaktojë të gjashtë të përcaktuarit. Në mesin e muajit qershor të vitit 2020 do të shpallim se kush do të jetë mbajtësi i dekoratës prej 5000 levave (rreth 2500 euro) – një shumë modeste por me gjithë zemër! Kriteret u përkasin fushave të ndryshme të shkencës dhe të artit, që të mund të anëtarësojnë më shumë të rinj.
Emrat e 6 të përcaktuarve do të shpallen gjatë muajit janar 2020, ku për çdo një prej tyre Fondi do të organizojë një fushatë të veçantë bamirëse me titullin “Përkrahe talentin - dhuro”. Sipas fjalëve të Sllava Ivanovës sponsorë ka pasur gjithmonë, prandaj shpreson që iniciativa të mund të arrijë deri tek zemrat e një pjese më të madhe të bashkatdhetarëve tanë. Tek ne dhe jashtë kufirit. Nga ana tjetër, përcaktimi dhe miratimi i çmimit “13 shekuj Bullgaria” drejton vështrim ndaj së ardhmes, me shpresën se “investimi” tek talentet e reja të kontribuojë në ndonjë farë mënyre për zhvillimin e vendit tonë:
Pasi je i përkrahur nga një kompani dhuruese - ti e ke angazhimin moral t’i kthesh shoqërisë përmes talentit dhe arritjeve të veta atë të cilën ata e kanë investuar tek ti. Në fakt dekorata e fondit është një farë stimuli që ata të kthehen në Bullgari dhe të kenë mundësi të realizohen këtu, mes nesh - ajo të cilën e kanë mësuar. Dekorata është një moment krejtësisht i ri në veprimtarinë tonë dhe presim me padurim të shikojmë se cilët do të jenë kandidatët tanë.
Në të kaluarën jo të largët, gjatë vitit 1988, Fondi Kombëtar Bamirës “13 shekuj Bullgaria” i dha një violinë shumë të vlefshme një djali të talentuar 18 vjeçar bullgar. Ky ishte violinisti virtuoz Vasko Vasilev, i cili vetëm 8 vjeç incizoi pllakën e vet të parë, kurse në moshën 16 vjeçe fitoi konkursin për violinistë “Zhak Tibo”, kurse kur ishte 18 vjeç mori dekoratën “Nikolo Paganini”.
Do të donim shumë që talentet tona të reja të mund t’u përngjajnë figurave të tilla, të mund të kenë mundësi për një realizim të tillë. Bota u bë shumë e vogël, nëse do të realizohen në Bullgari ose do të gjejnë rrugën e vet në jetë aty diku jashtë shtetit, kjo mbase nuk do të pengojë lidhjen e tyre me Bullgarinë, me familjen dhe me ne të gjithë. Shpresojmë që emrat e tyre të bëhen kaq të njohur sa këta të talenteve tona nga e kaluara por dhe të këtyre të cilët dhe sot e shpërndajnë lavdinë tonë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..