Filmi i Teodor Ushevit /Theodore Ushev/ “Fizika e Trishtimit” u përfshi në listën e shkurtër për çmimin “Oskar” të Organizatës së Filmografisë Amerikane në kategorinë për animim me metrazh të shkurtër. Në listë janë përfshirë gjithsej 10 tituj të seleksionuar ndër 92 të tjerë. Nominimet e pesë filmave që do të vazhdojnë përpara në garë do të shpallen më 13 janar. “Fizika e Trishtimit” e Teodor Ushevit është krijuar sipas motiveve të librit me të njëjtin titull të Georgi Gospodinovit. Ky është bashkëpunimi i dytë i suksesshëm mes të dyve pasi “Vajsha e Verbër” e Ushevit e krijuar në bazë të një tregimi të Gospodinovit gjithashtu u nominua për “Oskar” në vitin 2017.
Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas “Magnitski” ndaj qytetarëve bullgarë. Ai tha se ka diskutuar për këtë çështje edhe me David Cameron,..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..
Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të..