Këshilli për punë me bullgarët jashtë shtetit pranë Nënpresidentit shqyrtoi në mbledhjen e fundit për vitin 2019 forumin e ardhshëm me bullgarët jashtë shtetit, ku nuk do të ketë tema të ndaluara. Nënpresidentja Ilijana Jotova konstatoi se është miratuar një korrigjim në Ligjin për të huajit, korrigjim ky i cili lehtëson ardhjen e studentëve me origjinë bullgare në Bullgari, pa pasur nevojë për vizë. Ministria e Arsimit siguroi një mundësi të re për aplikimin e kandidat-studentëve nga jashtë, me provim në bullgarisht dhe me një maturë të përbashkët. U ripohua teza se ndryshimet në Ligjin për nënshtetësinë bullgare duhet të përfshijnë një nivel të detyrueshëm të zotërimit të gjuhës bullgare dhe kërkesë për qëndrim të përhershëm.
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga..
Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit..