Bullgarët janë ndër evropianët me besim më të lartë në Bashkimin Evropian, tregon një studim i Eurobarometrit. 60% i kanë besim organizatës ndërkombëtare, ndërsa 25% – nuk i kanë. Para Bullgarisë për nga ky tregues janë vetëm shtetasit e Lituanisë - 66% dhe danezët - 63%. Më i ulët është besimi ndaj BE-së në Britaninë e Madhe - 29% në sfondin e besimit mesatar në BE prej 43%. Ulja e besimit të evropianëve ndaj bashkësisë për vitin 2019 është 1%, derisa në Bullgari dhe në Rumani besimi është rritur me 5%. Pyetjes nëse ndihen qytetarët të BE-së vetëm 56% e bullgarëve thonë – po. Rezultatet për nga ky tregues janë më të ulëta vetëm në Itali, Britaninë e Madhe dhe Greqi, derisa në Luksemburg, Spanjë dhe Gjermani mbi 82 për qind prej të anketuarve ndihen evropianë. Bullgarët janë ndër evropianëve më skeptikë ndaj euros. Vetëm 39% e përkrahin, ndërsa 41% nuk miratojnë valutën e përbashkët.
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..