Komisioni Evropian njoftoi, se ndjek situatën me cilësinë e ajrit në Bullgari, duke rikujtuar se para kohe ndërmori hapa vendimtarë mbi këtë problem. Para kohe Komisioni Evropian paditi Bullgarinë për tejkalimin e grimcave të imta të pluhurit (PM10) dhe dyoksidit të squfurit (SO2). Në vitin 2017 Gjykata e BE-së vendosi se Bullgaria nuk arrin të mbrojë shtetasit nga cilësia e keqe e ajrit. Në korrik të vitit 2019 Komisioni ngriti padi kundër Bullgarisë në lidhje me këtë vendim gjyqësor. Problemi me cilësinë e ajrit në qytetet e mëdha tek ne u shkallëzua muajit e fundit. Gjatë dimrit ky problem ashpërsohet sepse nuk janë pak familjet të cilat ngrohen me lëndë të ngurtë, ndërsa parku u automobilave në vend është shumë i vjetruar.
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Krasimir Kojev, në Plovdiv, ku po zhvillohet Konferenca e Nëntë..
Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së Forumit të Katërt të Prokurorëve të Përgjithshëm nga vendet ballkanike në Sofje. Ai..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë..