Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po rriten depozitat dhe huat e familjeve dhe të sektorit joqeveritar

Foto: arkiv

Në fund të nëntorit të 2019-ës depozitat e sektorit joqeveritar janë mbi 41,5 mlrd euro, që është 72% prej Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të Bullgarisë. Rritja e tyre vjetore është 8.8 për qind, bëri të ditur Banka Popullore Bullgare. Depozitat e familjeve janë mbi 27 mlrd euro, ose 47.2% e PBB-së. Në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2018 kursimet e popullsisë janë rritur me 8.3%. Në fund të nëntorit të 2019-ës kreditë për sektorin joqeveritar janë 31,5 mlrd euro, ose 54.3 për qind e PBB-së. Sipas bazës vjetore ato gjithashtu rriten me 9%. Kreditë e familjeve janë 12 mlrd euro, ose 20.6 për qind e BBB-së.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georg Georgiev

Bullgaria nuk do të heqë dorë nga kushtet e saj për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Bullgaria nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj parimor mbi integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe po i respekton angazhimet e saj, por gjithashtu këmbëngul që Maqedonia e Veriut të respektojë marrëveshjet e arritura. Këtë e tha në margjinat..

botuar më 25-06-05 3.23.MD
Rosen Zheljazkov dhe Valldis Dombrovskis

Rosen Zhejazkov: Përshtatja e euros nuk do të thotë se po e braktisim monedhën tonë kombëtare

Bullgaria është e vlerësuar sipas meritave të saj për përmbushjen e kritereve të konvergjencës së Maastrihtit, gjë që tregon ngjashmërinë e ekonomisë bullgare me kërkesat e Bashkimit Evropian për qëndrueshmëri dhe stabilitet, tha kryeministri Rosen..

botuar më 25-06-05 1.22.MD

Rritja e pagës mesatare prej 11%

Paga mesatare në tremujorin e parë të këtij viti në vend arriti në 2443 leva - 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas informacionit të Ministrisë Sociale, njoftoi reporterja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Pagat ishin..

botuar më 25-06-05 10.54.PD