Bashkimi i Mjekëve Bullgarë dhe Arka e Shëndetësisë nënshkruan një marrëveshje kombëtare bazë për periudhën 2020 – 2022. Të paktën 50 për qind e të ardhurave të spitaleve do të përdoren për pagat. Me këtë u angazhua Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev në bisedimet për paga më të larta të infermiereve. Ky vendim u përket edhe spitaleve private. Raporti i pagave të një mjeku dhe të një infermiere do të jetë 1.6 kundrejt 1. Në marrëveshje janë zgjidhur të gjitha çështjet e diskutueshme për ilaçet e pacientëve me sëmundje kronike, si dhe për vizitat profilaktike.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..