Për të dhjetin vit me radhë kryetarja e bashkisë së fshatit Davidkovo në malin e Rodopeve Sevda Çollakova përgatiti një byrek të shijshëm fatsjellës për banorët dhe vizituesit e fshatit me rastin e Krishtlindjeve. Në rolin e Plakut të Vitit të Ri u mishërua oponenti i Çollakovës në zgjedhjet vendore gjatë tetorit – kandidati për kryetar bashkie Dimitër Kënçev, i cili bashkë me Borëbardhën mbërriti në qendër të fshatit me një karrocë, që t’u japë fëmijëve dhurata. Festat e Krishtlindjeve përfshijnë gjithashtu një ekspozitë kulinare të përgatitur nga amvisat më të mira të Rodopeve. Sipas traditës për festat e fundvitit në fshat mbërrijnë shumë vizitues nga vendi dhe jashtë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..