Yjet e muzikës bullgare Kirill Mariçkov, Ivan Leçev, Doni, vëllezërit Argirov etj. do të kujdesen për humorin festiv gjatë natës së Vitit të Ri. Sipas traditës në Sheshin “Princ Aleksandër I” banorët e miqtë e kryeqytetit do të kenë mundësi të asistojnë në koncertin “Skenë nën yjet” i cili sipas traditës do të transmetohet nga kanali 1 i Televizionit Kombëtar Bullgar.
Veprimtaria do të fillojë në orën 22 orë bullgare dhe do të përfundojë gjysmë orë pas mesnatës. Parashikohet si gjithmonë në mbyllje të pranishmit të dëgjojnë himnin e Bullgarisë, këndimin kishtar “Për Shumë Vjet”, Vallja e Danubit nga kompozitori bullgar Diko Iliev. Edicioni i 20-të i koncertit përputhet me kremtimin e përvjetorit të 140 nga shpallja e Sofjes kryeqytet i Bullgarisë dhe me vjetorin e 60-të nga themelimi i Televizionit Kombëtar Bullgar.
Minutat e fundit të vitit që po përfundon Televizioni Kombëtar Bullgar do të transmetojë edhe fjalimin tradicional të presidentit Rumen Radev me rastin e Vitit të Ri.Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi pjesë e kombit bullgar, e komunitetit evropian dhe kontribuojmë në zhvillimin e kulturës vendëse, por..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në..
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila..