Agjencia Shtetërore e Sigurimit të Lëvizjes Rrugore nisi një fushatë informative “Shkruaj kur arrin” orientuar te parandalimi i shfrytëzimit të celularëve kur njeriu drejton një automjet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë vitit 2018 u regjistruan 1634 aksidente të rënda rrugore vetëm me një mjet udhëtimi. Në ato aksidente të vdekurit janë 193 ndërsa të plagosurit më se 2000 veta. Shkaku më i shpeshtë për ato aksidente është shpërqendrimi i shoferit dhe një prej faktorëve për këtë është celulari. Problem tjetër janë shenjet e keqe rrugore. Sipas Institutit të Sigurisë Rrugore viktimat nga aksidentet rrugore në vend mund të ulen nga 30 deri në 50 njerëz për vit, në se shenjet rrugore në vend do të rinovohen.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..