Projektet e realizuara në energjetikë japin mundësi që Bullgaria të ruajë vendin e vet strategjik në hartën energjetike të Evropës, ndërsa biznesi dhe shtetasit bullgarë të shfrytëzojnë furnizime dekada me radhë. Këtë e tha ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova duke evidentuar punën e kryer gjatë këtij viti. Ajo theksoi se gjatë vitit 2019 përfundoi etapa e parë e zgjerimit të infrastrukturës së transportimit të gazit nga kufiri turko-bullgar deri në të bullgaro-serb, filloi ndërtimi i interkonektorit Greqi-Bullgari dhe ankandi për tregti me gaz natyror. U zgjat jeta e bllokut të gjashtë të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Po realizohet zgjedhja e investitorit strategjik për Centralin Atomik Elektrik “Belene”. U hartua Plani i Integruar Kombëtar “Energjetikë dhe klimë”.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..