Më 31 dhjetor para 55 vitesh Sofronij Vraçanski u kanonizua shenjtor i Kishës Ortodokse Bullgare. Sofronij bëri dy kopjet e para të veprës së parë të historiografisë bullgare “Historia sllavo-bullgare”. Me këtë vepër krijuar nga murgu Paisij Hilendraski në vitin 1762 konsiderohet se hidhen themelet e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Sofronij Vraçanski (1739-1813) i cili konsiderohet një nga figurat më të ndritshme të Rilindjes Bullgare, krijoi librin e parë të shtypur në gjuhën e re bullgare “Ungjilli Predikues”, është autor i më se 10 librave të shkruara me dorë. Shkroi “Librin për tri fetë” në të cilin prezantoi judaizmin, krishterimin dhe islami, të cilat formojnë larminë fetare në Ballkan, duke përfshirë edhe trojet bullgare. Përkthen edhe librin “Teatron Politikon” një vepër me popullaritet në shekullin e 18-të krijuar nga Amvrosij Marllian, në të cilën shqyrtohen modelet politike të shteteve. Nëpërmjet këtij libri, përkthyer në kohën e luftës së bullgarëve për çlirim nga robëria osmane, Sofronij deshi të përgatiste elitën e ardhshme politike bullgare.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..